Dalin pamjet kur Benet Beci “zbythet” nga shkodranët në Postribë: "Ik, shporru se nuk ke fytyrë ti”

Опубликовано: 20 Октябрь 2024
на канале: Ora News
7,132
49

#oranews #pd #opozita #shkoder #benetbeci
Shkodranët kanë kujtuar sot 78 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri, atë të Postribës. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë banorë të zonës, intelektualë të Shkodrës dhe përfaqësues të larta të Partisë Demokratike.

Mirëpo, në një moment atje ka shkuar dhe kryebashkiaku Benet Beci, i cili nuk ka duruar dot të përfundonte as këndimi i himnit kombëtar, sepse banorët kanë nisur të kërkojnë në kor largimin e tij.

"Ik, ik, shporru se nuk ke fytyrë ti", dëgjohet të thonë në kor banorët, derisa kryebashkiaku socialist vendos të largohet me makinën e tij.

Demokratët e kanë konsideruar si provokim praninë e Benet Becit në këtë aktivitet, për përkujtimin e kryengritjes së parë antikomuniste të Shqipërisë, si përfaqësues të një pushteti që ka persekutuar Shkodrën dhe shkodranët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/politike/me-vi...

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv