PS-PD gati për zgjedhje! Mentor Kikia analizon kampet politike

Опубликовано: 14 Октябрь 2024
на канале: Ora News
310
3

#oranews #anilazyberaj #mentorkikia #intervista #pd #ps #zgjedhjet

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte analisti, Mentor Kikia, për të komentuar zhvilimet e politikës.

"Nuk mjafton që nëse qeveria është e korruptuar, opozita do të vijë automatikisht në pushtet. Opozita duhet të paraqes projektin, për ta bindur qytetarin. Do të duhet të shikojë se çfarë ofron opozita, për një qeverisje më të mirë sesa kjo që është. Ne këtë nuk e shikojmë ende tek opozita, por në vend të saj shikojmë akuza dhe denoncime, të cilat në mënyrë absolute janë një gjë e duhur në demokraci dhe është një nga misionet më të rëndësishme të opozitës, por do të duhet të kishim shumë më tepër sesa kaq.

Protestat janë një mjet përmes së cilës bëhet një luftë politike, janë një mjet demokratik ku qytetarët me apo pa parti politike ftohen të demostrojnë qëndrimet e tyre ndaj qeverisë apo institucioneve të ndryshme, por nuk di se çfarë do të prodhojnë sepse në fund kemi parë sepse protestat nuk janë mjete që prodhojnë ndryshime. Shqiptarët janë të lodhur nga protestat dhe të zhgënjyer nga politika", tha analisti.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/politike/ps-pd...

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv