Vrau biznesmenin Goro në Himarë, dënohet me 30 vite burgim autori Kliti Leka

Опубликовано: 16 Октябрь 2024
на канале: Ora News
660
3

#oranews #himare

Është dënuar me 30 vite burgim, Kliti Leka, personi që në muajin tetor 2020, ekzekutoi me pistoletë biznesmenin e ndërtimit, Niko Goro.

Vendimi është marë nga gjykata e Vlorë, e cila pranoi kërkesën e prokurorit, Arjan Xhaferaj, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 30 vite burgim Kliti Lekën.

Leka akuzohej nga prokuroria, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në dëm të biznesmenit Goro, “Plagosjen e rëndë me dashje” në dëm të Eftini Goro, motrës së viktimës dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Leka gjatë procesit të gjykimit ka pranuar akuzën, duke pohuar se ishte ndjerë i mashtruar dhe fyer nga biznesmeni, Niko Goro, për ndarjen e hapësirave të pallatit që viktima kishte ndërtuar në tokën e tij, në Himarë.

Sipas dosjes së gjykatës, Niko Goro, kishte shkuar në supermarketin e motrës së tij për të marrë disa vezë, me qëllim çuarjen e tyre në shtëpinë, ku qëndronte nëna e tyre e sëmurë.

Por sapo ka dalë nga supermarketi, biznesmeni i ndërtimit, Niko Goro, është qëlluar me 6 plumba pistolete, ku 5 prej tyre e kanë kapur në trup biznesmenin.

Nikollaq ose Niko Goro, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një plumb në këmbë mori motra e tij, Eftinia.

Fatmirësisht në rrezen e breshërisë së automatikut, nuk kanë dalë dy punonjëset e supermarketit,të cilat fillimisht kanë menduar se krismat ishin fishekzjarre, por kur kanë dalë jashtë dhe kanë parë një person me kapele dhe armë, dy punonjëset janë futur poshtë sportelit të supermarketit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/vrau-biz...

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv