Fier, 50 familje në protestë, kërkojnë çertifikatën e tokës ku do kalojë TAP-Ora News-

Опубликовано: 14 Октябрь 2024
на канале: Ora News
1,373
4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorë të fshatit Grecalli në Fier kanë protestuar para prefekturës për tokat që i zbuluan nga TAP që i kishin në pronësi. Sipas banorëve tokat u janë vjedhur me qëllim përfitimi.
Banorët: “Dua ta di kush e shfrytëzon këtë tokë. Ai që ka marrë tokën të përgjigjet se nuk e fal tokën time…Janë 200 familje, vetëm në fshatin Grecalli, fshatrat e tjera nuk i dimë, organet kompetente të zbulojnë kush e ka marrë tokën…Na mohohet toka prej 25 vjetësh, kaloi TAP-i dhe na dolën emrat. Komuna na sjell ca dokumente fallco, na mohojnë tokën. Me gjak do e marrim tokën e nuk i trembemi fare”.
Aktualisht zyra vendore e verifikimit të titujve të pronësisë pranë prefekturës së Fierit ka nisur hetimin administrativ për mosdhënien e titujve të pronësisë rreth 40 familjeve. Hetimet që do zgjasin rreth 3 muaj janë shtrirë edhe në zyrën e kadastrës në Lushnjë, dhe po mblidhen provat që të dokumentojnë devijimin e pronësisë së banorëve të Grecallisë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/