Finiq, fshati pa dasma prej 3 dekadash

Опубликовано: 28 Сентябрь 2024
на канале: Ora News
2,274
13

#oranews

Në Bregas të Finiqit, dasma e fundit ishte në vitet 90.

“Them dasma që ta marrësh nusen me makina, saze” kujton një banor.

Asokohe, fshati numëronte mbi 600 banorë, nga të cilët sot kanë mbetur pak më shumë se 100.

Në shumicë janë pensionistë dhe vetëm 4 janë në punë

“Fëmijët janë në Greqi. Vetëm me burrë jetoj” thotë një grua.

Të rinjtë u larguan që me nisjen e lëvizjes së lirë, kryesisht drejt Greqisë.

Një pjesë investuan për shtëpi të reja, por rrallë kthehen ti gëzojnë.

Të moshuarit e pranojnë se fëmijët e nipërit do të donin ti kishin pranë, por ama i kanë këshilluar të mos kthehen.

“Çfarë do të bëjnë këtu? Me se të rrojnë?”

Dyert e mbyllura me dryn janë panorama e Bregasit në Finiq të cilin shpopullimi e ka futur në hartën e fshatrave që po harrohen.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/finiq-fs...

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv