#oranews #intervistaoranews #mbylletrtvora #hakmarrjepolike #lisanderhoxha
Lisander Hoxha Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai tha se lajmi për mbylljen e RTV Ora është një lajm i trishtë për të këdo që e ndjek këtë media.
Në këtë vend ku ndodhin të tilla çudira barrën nuk e kanë as gazetarët as pronari i kësaj mediaje e kanë qytetarët që do të privohen nesër që të marrin lajme të vërteta.
Sakaq ai inkurajon që çështjes ti shkohet deri në fund me çuarjen në gjykata ndërkombëtare ku shprehet besimplotë se do të fitojë drejtësia.
Lisander Hoxha: Lajmin e mësova me trishtim sepse jam një nga mysafirët e RTV Ora dhe kam gjetur hapsirë pafund për të qenë i lirë, ndonjëherë edhe kundër rrymës politike të kohës. Çfarë nënkupton për çdo shqiptar që e ndjek median tuaj një trishtim të madh. Nuk është konfiskuar RTV Ora, është konfiskuar linja editorial e RTV Ora sepse në këtë vend ku nuk ka drejtësi në këtë Soros drejtësi ku korrupsioni është në nivelet më të larta sipas sponsorëve të reformës në drejtësi. Nëse do të kishim një drejtësi funksionale që bazohet në ligje të paktën 90 veta që firmosën incineratorët do të ishin në burg me kryeministrin në krye.RTV Ora kur u bë i paligjshëm dhe produkt i veprimatarisë kriminale? Kur filloi linja editoriale dhe ishte me interesin publik, me interesin qytetar.
"RTV Ora ka pasur disa sulme në tërësi, këtu është në rrezik demokracia e vendit. Në këtë vend ku ndodhin të tilla çudira barrën nuk e kanë as gazetarët as pronari i kësaj mediaje e kanë qytetarët që do të privohen nesër që të marrin lajme, që halli i tyre i përditshëm mbi paligjshmërinë e shtetit të tregohet, nuk do të shohin te kjo dritare. Ka dhe gjykata ndërkombëtare, pra jo çdo gjë e komandon ky Edi Rama dhe unë inkurajoj t’ju nisni çdo provë që tregon shkelje ndaj jush, gjykatave ndërkombëtare dhe jam i bindur se do të fitojë drejtësia. Le të ketë një institucion mbi standartin e Shqipërisë. Vazhdoni të jeni këta që keni qenë, njerëz që raportoni të vërtetën dhe ky është misioni më fisnik në fund të ditës.", tha ai.
Për më shumë lexoni në:https://www.oranews.tv/vendi/mbyllet-...
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube http://bit.ly/2DDddtL
Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranewstv
Twitter / oranewsrtv