Priten "Fijet" e krimit dhe në Elbasan, Gramsh e Peqin hiqen 37 kamera, në hetim 10 persona

Опубликовано: 16 Октябрь 2024
на канале: Ora News
307
3

#oranews #elbasan #policiaheqkamerat

Operacioni ndërkombëtar i shtrirë në disa qytete ka përfshirë dhe Elbasanin, Gramshin dhe Peqin.

Në këtë qark, janë çmontuar 37 kamera dhe janë iniciuar hetimet e thelluara për 10 shtetas për vendosjen e këtyre kamerave, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Me finalizimin e operacionit mbarëkombëtar të koduar "Fijet", për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave në qytetet e Elbasanit, Gramshit dhe Peqinit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si edhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të këtyre kamerave, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. "-Gjatë fazës së dhjetë kombëtare, të këtij plani operacional, në Elbasan, në lagjet "5 Maji", "Sul Paprri", "Syrja Dylgjeri" dhe "Çlirimi", u çmontuan 28 kamera dhe u iniciuan hetimet e thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për 5 shtetas, konkretisht për: D. Rr., I. B., H. B., K. Xh. dhe A. I.

-Plani operacional ka vijuar në Gramsh, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 4 kamera të vëna në kundërshtim me ligjin, dhe u iniciuan hetimet për shtetasit: R. D., S. Xh. dhe A. Ç., si dhe në qytetin e Peqinit, ku u çmontuan 5 kamera dhe u iniciuan hetimet për shtetasit H. Z. dhe E. Xh.," njoftoi policia.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/priten-f...

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv